KreuCelebrity

Prej 6 ditësh e izoluar; Armina Mevlani infektohet me Covid!

Armina Mevlani është infektuar me koronavirus. Nëpërmjet një postimi në story, blogerja e njohur bëri me dije pak çaste më parë se 6 ditësh është izoluar në dhomën e saj e infektuar me Covid.

“Dita e gjashtë, pozitive me Covid e izoluar në dhomën time. Fatmirësisht nuk ja ngjita askujt”; shkruan bukuroshja Mevlani përbri një foto nga dhoma e saj ku dukej një vaskë.

Gjendja shëndetësore e Arminës është e mirë, ndonëse izolimi është i nevojshëm si mënyrë për të mos infektuar anëtarët e tjerë të familjes.

Aktulisht gjendja në vendin tonë sa i përket infektimeve me variante të ndryshme të Covid është e qëndrueshme, edhe pse spas specialistëve në ditët në vijim pritet të rritet numri i infektimeve për shkak edhe të festimeve në fundjavën e Vitit të Ri.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF