KreuCelebrity

Djali i ish-presidentit Trump fejohet me gazetaren e “Fox News”!

Djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është fejuar me partneren e tij, Kimberly Guilfoyle. Donald Trump Jr. 44 vjeç dhe Kim 52 vjeçe janë së bashku prej katër vitesh, ndërsa njohja e tyre daton shumë vite më parë.

“Don e Kim janë fejuar ditën e parë të vitit, që është dhe ditëlindja e Don. Ata janë së bashku prej katër vjetësh dhe njihen prej rreth 15 vitesh”, tha një burim për “DailyMail”.

Çifti e ka mbajtur private lidhjen e tyre, ndërsa fokusin e kanë te 6 fëmijët e tyre që i kanë nga martesat e mëparshme.

Familja Trump raportohet se është admiruese e Kimberly duke bekuar në këtë mënyrë edhe këtë marrëdhënie të tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF