
Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër miratimit të shpejtë të një detyrimi për vaksinim kundër Coronës nga Bundestagu. “Ne duhet vërtet të marrim kohën e duhur për vendimin për vaksinimin me detyrim dhe jo ta zgjidhim këtë çështje shpejt e shpejt”, tha politikania e SPD-së për “Neue Osnabrücker Zeitung”.
Më 2 dhjetor, qeveria federale dhe ato të landeve kanë kërkuar nga Bundestagu që të miratojë një vendim “në një kohë të shpejtë”, në mënyrë që kërkesa e përgjithshme për vaksnimin me detyrim të futet në fuqi “rreth shkurtit”, thote DW. Por Bas beson se një votim në parlament që në janar është i parakohshëm. Deputetët duhet të studiojnë tërësisht çështjen komplekse dhe të diskutueshme.
Në fund të fundit, bëhet fjalë edhe për integritetin fizik të njerëzve dhe shumë e shohin këtë të kërcënuar”, tha ajo për gazetën. Kjo duhet marrë seriozisht. Nëse një vendim i tillë merret deri në mars, kjo do të ishte “tërësisht në rregull”.
Bas paralajmëroi gjithashtu për nxitjen e debateve të nxehta, që mund të largojnë vëmendjen nga detyra e vërtetë e vaksinimit – që është mbojtja e njerëzve. Nëse arrihet qëllimi për të çuar shkallën e vaksinimit deri në 80 apo 90 përqind, atëherë mund të mos jetë më e nevojshme të bëhet fare vaksinimi me detyrim.
Por nëse vaksinimi me detyrim duket megjtithatë i domosdoshëm, atëherë kjo ka kuptim vetëm në kombinim me një regjistër kombëtar të vaksinimit për të shmangur çdo lloj falsifikimi. Një regjistër i tillë është po aq i diskutueshëm sa edhe vetë vaksinimi i detyrueshëm për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.