Me një deklaratë të papritur në profilin e tij në Facebook, Bekim Kulli, ish-sulmues i kampionatit shqiptar, ka shpërthyer keq ndaj moderatores Arbana Osmani, e cila rezulton të jetë super e paguar për punën e saj.
“Dëgjova një shprehje ku i tha një opinionist që ti Arbana Osmani je hero. Si e mbajte 5 orë këtë emisionin e Big Brother Vip? Doja t’i thoja, po 9 milion lekë në muaj t’i jep me 5 orë emision?
Vetëm ty duke thënë Yje, Yje, Yje, pa të lagur shiu apo era, vesa, krifu e llapatitu…” -ka shkruar ai, i cituar nga disa media.
Arbana u shpreh së fundi se suksesi i “Big Brother VIP” për të ishte i parashikuar e këtë ia faturon producentes dhe trashëgimtares së Top Channel, Lori Hoxha, ndërsa shtoi se i gjithë stafi ka qenë “shumë i motivuar që nga fillimi.”