Gjatë spektaklit të kësaj të marte “Big Brother VIP” i janë bashkuar 5 banorë të rinj, personazhe nga fusha të ndryshme, të cilët u prezantuan me publikun e me banorët nëpërmjet klipeve.
Pjesë e shtëpisë së “Big Brother” janë tashmë edhe koreografi Tan Brama, moderatorja kosovare Egzona Rafuna, balerini Elton Merja, këngëtarja Xheisara, tenisti dhe ekonomisti Arbri.
Mbetet për t’u parë se si do të ndryshojnë ngjarjet brenda shtëpisë me ardhjen e tyre 5 banorëve të rinj.
Kujtojmë që mbrëmë banorët duhet të zgjidhnin nëse do të vazhdonin lojën brenda BBV pas lajmit që ‘reality show’ do të shtyhet deri më 18 shkurt. Të gjithë banorët bënë zgjedhjen e tyre dhe vendosën të qëndrojnë brenda shtëpisë për të garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.



Vajza e Ilirit, një mesazh për Donaldin!



Big Mama ka dy fjalë për Arjola Demirin!













