Ilir Shaqiri mori surprizën më të bukur në 1 janar, kur u vizitua nga vajza e tij. Emocionet shpërthyen, por më gjatë u komentua fakti që në një moment, balerini e puthi në buzë vajzën e tij, një gjest që e bëjnë disa prindër.
Emily vetë u shpreh se kishte 4 muaj pa e parë të atin, ndaj mund të shihej e keqja diku tjetër jo tek puthja në buzë. Përveç kësaj, Emily foli për lojën e Ilirit dhe për banorët e tjerë VIP që i pëlqejnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo i pati dhe dy fjalë për Donaldin që grindet shpesh me babanë e saj.
“Një person që më pëlqen shumë është Arjola, por konsideroj të fortë edhe Donaldi, megjithëse nuk më pëlqen se zihet gjithmonë me babin”, u shpreh Emily.