Blogerja Sarah Berisha u eliminua nga “Big Brother VIP” mbrëmjen e kësaj të marte.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Sarah është komentuar si një ndër banoret më pozitive dhe me më pak debate. Jashtë shtëpisë blogeren e priste Dj PM, me të cilin ajo krijoi një lidhje teksa ndodheshin të dy brenda BBV-së.
Pas daljes së Sarah nga shtëpia ka reaguar edhe motra e PM me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
“Fitove shumë zemër”, shkroi ajo përkrah një fotografie të blogeres, fjalë të cilat me siguri Sarah i ka pëlqyer shumë. Mbetet për t’u parë si do të shkojë lidhja e Sarah dhe PM jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri..











Celebrity
Vajza e Ilirit, një mesazh për Donaldin!



Celebrity
Big Mama ka dy fjalë për Arjola Demirin!





