Papa Françesku në meshën e mbajtur pak ditë më parë ka inkurajuar të gjithë çiftet e martuara të mirëpresin fëmijë në jetën e tyre, nëpërmjet lindjes natyrale ose birësimit, në vend që të blejnë më shumë qen dhe mace.
“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe jo më shumë por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Ky mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, na merr njerëzimin”, u shpreh Papa Françesku në Vatikan.
Të kesh fëmijë është plotësia e jetës së njeriut”, shtoi Papa, duke u bërë apel institucioneve që të thjeshtojnë procedurën e birësimeve.
“Shpresoj që institucionet të jenë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar në birësimin, duke e marrë seriozisht, por edhe duke thjeshtuar procesin e nevojshëm për realizimin e ëndrrës së shumë njerëzve që kanë nevojë për një familje dhe të shumë bashkëshortëve që duan të japin dashuri”, tha Papa.
Ai tha se nuk mjafton që të lindësh një fëmijë për t’u quajtur baba apo nënë, duke theksuar vlerën e birësimit.
Për Papën “ne jetojmë në një epokë jetimore, qytetërimi ynë është pak jetim dhe kjo ndjehet. Është një ndjenjë kaq e keqe”.









Vajza e Ilirit, një mesazh për Donaldin!



Big Mama ka dy fjalë për Arjola Demirin!







