KreuCelebrity

Provokon ambasadori serb në SHBA: Krenar për bashkëkombësen tonë Dua Lipa

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka shkaktuar reagime pas një postimi të publikuar në Twitter, ku e quan këngëtaren nga Kosova me famë botërore Dua Lipa, bashkëkombëse.

Ky koment është cilësuar si provokim nga ana e Gjuriç, dhe ka marrë shumë reagime nga të afërm dhe mbështetës të këngëtares, të cilët janë shprehur, “Jemi krenarë që është shqiptare”.

“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka shkruar Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Vetë Dua Lipa nuk ka bërë ende ndonjë reagim lidhur me këtë deklaratë të ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF