Që në nisje të karrierës së tyre si reper, rivaliteti mes Noizyt dhe Stresit ka qenë sa i madh aq edhe agresiv.
Dyshja e artistëve kanë patur herë pas here përplasje virtuale me ofeza të rënda drejtuar njëri tjetrit, por duket se kohët e fundit ‘lufta’ mes dy reperëve është shuar dhe të dy kanë ngritur flamujt e paqes.
Pak orë më parë Stresi dhe Noizy kanë bërë një video live bashkë në instagram, ku gjatë komenteve dukeshin shumë miqësor duke vulosur kështu uljen e gjakrave dhe përfundimin e armiqësisë.



















