Ceremonia e edicionit të 64-të të ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës, Grammy Awards 2022 raportohet se është shtyrë.
Organizatorët e çmimeve Grammy e kanë shtyrë ngjarjen për të dytin vit radhazi, shkak për këtë është bërë përhapja e variantit të ri Omicron.
“Pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme me zyrtarët e shtetit, ekspertët e shëndetit dhe sigurisë, komunitetin e artistëve dhe partnerët tanë të shumtë, Akademia e Regjistrimit dhe CBS kanë shtyrë shfaqjen e 64-të vjetore të çmimeve Grammy”, ka njoftuar CBS dhe Akademia e Regjistrimit në një deklaratë të përbashkët.
“Duke pasur parasysh pasigurinë rreth variantit Omicron, mbajtja e shfaqjes më 31 janar thjesht përmban shumë rrezik. Ne mezi presim të festojmë natën më të madhe të Music në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti”, thuhej në njoftim.
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar çmimet Grammy u shtynë nga janari në mars, për po të njëjtën arsye, rritja e rasteve të Covid-19.



















