Deputetja e Kosovës dhe aktorja Adriana Matoshi rreth një muaj më parë iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në tru.
Fatmirësisht operacioni përfundoi me sukses dhe aktorja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Së fundmi, Adriana Matoshi është rikthyer në rrjete sociale, teksa ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një kostum të zi. Aktorja duket shumë elegante, duke treguar se këtë herë është ringritur më e fortë se kurrë.
Kujtojmë që pas nëntë vitesh Adrianës iu rikthyer tumori dhe se iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje shumë kritike.