KreuCelebrity

“Lopë holandeze”, Ronela Hajati i përgjigjet ndjekësit me të njëjtën monedhë!

Pasi Ronela Hajati publikoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, shumë ndjekës e uruan për fitoren në festivalin e RTSH-së. Por nuk munguan dhe komentet negative.

Njëri prej komentuesve e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”.

Ronela i është përgjigjur këtij komenti po me fyerje.

“Gomar shqiptar”, i është kthyer ajo ndjekësit.

Teksti i këngës së Ronelës, “Sekreti”, me të cilën ajo fitoi vendin e parë në Festivalin e RTSH-së, ka shkaktuar debate të mëdha si mes përdoruesve të rrjetve sociale, ashtu edhe mes artistëve, që nuk i kanë kursyer kritikat. Një prej tyre ishte Stefi Prifti, i cili me ironi “duartrokiti” jurinë për vendimin e i bashkangjiti postimit një pjesë të tekstit, duke shkruar: Çfarë degradimi”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF