KreuCelebrity

“Bora, një sekondë”: I lidhur me Beatrix, Donaldit i shpëton goja!

“Bora, një sekondë”: I lidhur me Beatrix, Donaldit i

Edhe një herë, lidhja e Donaldit me Borën u rikthye në qendër të vëmendjes, pas ngatërresës së fundit të tij në BBV, që u bë shumë shpejt virale. Teksa i drejtohej Beniadës, aktori ngatërroi emrin e saj me atë të ish te dashurës.

Në kohën kur po diskutohej marrëdhënia dhe puthja e shkëmbyer mes moderatores Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, Donaldi dëgjohet të thotë: “Bora ja një sekondë, Beniada…”. ( ne video, minuta 1:08:24)

Donaldi u ndje qartazi në siklet pasi ngatërrimi u bë në syrin e Beatrix, por ndërsa fjala “Bora” u dëgjua pak, ajo nuk i shpëtoi ndjekësve të spektaklit.

Edhe pse Donaldi dhe Beatrix tashmë kanë krijuar një marrëdhënie, ka ende fansa që mendojnë se pas daljes nga BBV, lidhja e tij me me Borën mund të ketë sërish një shans, ndonëse moderatorja vetë nuk ka lënë të kuptohet asgjë të tillë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF