KreuCelebrity

Adriano Celentano feston 84-vjetorin e lindjes!

Këngëtari dhe aktori i njohur italian, Adriano Celentano feston sot 84- vjetorin e tij. Në karrierën e tij 50-vjeçare në skenë ai ka arritur suksese të mëdha si në muzikë, ashtu edhe në filma ku ka marrë pjesë.

Që në fillimet e karrierës së tij Celentano u kthye në një figurë shumë të dashur për publikun italian dhe më gjerë.

Adriano Celentano numëron në karrierën e tij të gjatë muzikore 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura. Ai gjithashtu ka qenë protagonist në rreth 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion.

Suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtur nga Ornella Muti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF