KreuCelebrity

“Është vetëm çështje kohe”, zbulohen planet e martesës së Rihannas me Rockyn!

Marrëdhënia e Rihannas dhe të dashurit të saj, ASAP Rocky, po bëhet gjithnjë e më serioze dhe së fundmi mediat e huaja kanë mësuar se viti 2022 mund të jetë i veçantë për çiftin.

Ata festuan Vitin e Ri së bashku në shtëpinë e tyre në Barbados dhe sipas burimeve, 2022-shi mund të jetë viti që ata do të thonë “PO” njëri-tjetrit.

Rihanna, 33 vjeçe, dhe Rocky, 33 vjeç, në janar 2020 bënë publike romancën e tyre. Dhe që atëherë ata janë shfaqur gjithnjë e më shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Në fakt, një burim i afërt me këngëtaren nga Barbados tha për “HollywoodLife” se është vetëm çështje kohe para se ASAP t’i propozojë, Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e dëshirojnë. Pavarësisht se romanca e tyre ka ecur shpejt ata kanë qenë miq për kaq shumë kohë përpara se të lidheshin.

Rocky ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Rihannas dhe është vetëm çështje kohe para se t’i propozojë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF