Beatrix dhe Donaldi janë një nga çiftet më të përfolura të “Big Brother VIP”. Lidhja e tyre ka qenë shumë e komentuar, dhe në mesin e komenteve pozitive të shumta kanë qenë edhe ato negative.
Së fundmi kushërira e Beatrixit, Anxhelina ka ndarë një fotografi të këngëtares në rrjetin e saj social Insatgram. “Shpirti i bardhë”, shkroi ajo krah fotografisë, ku dhe ka marrë një mesazh jo të këndshëm nga një ndjekëse.
“Nëse është kaq e bardhë të shkojë në parajsë pra, meqë paska mbetur bardhësia tek ajo”, shkroi ndjekësja, duke e prekur Anxhelinën, e cila dhe ka zgjedhur ta ndajë bisedën me të gjithë.
“Sa pa punë duhet të jesh dhe sa jetë mizerabël duhet të kesh t’i që i uron dikujt vdekjen. Njeri i shpifur, të pastë zoti në dorë”, shkroi ajo.



















