Bora Zemani është një ndër moderatorët më të bukura të ekranit shqiptar, dhe shpesh është akuzuar nga ndjekësit për ndërhyrje estetike, si “botox” apo “fillers”.
Së fundmi me anë të një videoje në Instagram, Bora ka treguar më shumë detaje rreth kujdesit që ajo tregon për fytyrën e saj dhe metodën që ajo ndjek për heqjen e rrudhave.
Për këtë kanë reaguar disa ndjekës, të cilët e kanë akuzuar moderatoren që ka bërë botox dhe kjo është tepër e dukshme.
“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”, ka komentuar një prej tyre.
Ndërsa Bora ka zgjedhur t’i japë një përgjigje, “Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallaçkë botox-i. Ditë të mbarë!”.



















