Aktorja koreano-jugore Kim Mi Su, e cila ishte ylli i serialit “Snowdrop” të Disney, u nda nga jeta në moshën 29-vjeçare.
Agjenti nuk e zbuloi shkakun e vdekjes së saj të parakohshme, por vuri në dukje se familja e aktores ishte e “tronditur”.
“Familja e të ndjerës aktualisht është shumë e thyer nga ky lajm. Kërkojmë sinqerisht të përmbaheni nga krijimi i thashethemeve apo raportimeve spekulative”, theksoi ai.
Kim fitoi popullaritet me rolin e saj në serialin “Snowdrop”, në të cilin ajo luajti një aktiviste të re.
Aktorja e ndjerë gjithashtu ishte e njohur për punën e saj në “Lipstick Revolution” dhe “Kyungmi’s World”.



















