U shpall vajza më e bukur e botës kur ishte vetëm 6 vjec, por tani Thylane Blondeau, nuk është më fëmijë.
Në fakt, modelja njoftoi se është fejuar. Djali që i ka rrëmbyer zemrën është Benjamin Attal, por ende nuk dihet mosha e tij apo puna që bën.
Ata duket se janë fejuar që në muajin tetor pas një viti lidhjeje, por lajmi u bë i ditur vetëm tani.
Cifti aktualisht po jeton në Miami, ku festuan edhe ndërrimin e viteve.
20 vjecarja duket shumë e lumtur në fotot që poston. Që nga momenti kur u shpall “vajza më e bukur në botë” nga revista TC Candler, Blondeau u kthye në një “magnet” për marka të ndryshme. Francezja ndoqi karrierën si modele dhe tani është mjaft e kërkuar në shumë vende europiane.



















