KreuCelebrity

“1.500 euro për një…”, Pretendimet: “Sa paguhen në javë banorët e BBV”! 

“1.500 euro për një…”, Pretendimet: “Sa

Reality show “Big Brother Albania VIP” ka thyer çdo rekord shikueshmërie. Banorët e përzgjedhur për këtë edicion, përveç çmimit të madh, paguhen edhe në baza javore, thote lajmi.net, që citon të dhënat e portaleve e thotë se  banorët fitojnë nga 1,500 euro për çdo javë qëndrimi në shtëpi, por kjo shifër nuk është e njëjtë për të gjithë. Të mërkurën u bënë 3 muaj nga nisja e spektaklit , saktësisht 14 javë dhe më poshtë jane shifrat se sa para kanë grumbulluar deri tani banorët, thuhet ne shkrim. Llogaritja është një mesatare për të gjithë banorët, pavarësisht që çmimet nuk janë të njëjta për secilin.

Donaldi, Arjola, Iliri, Monika e Beniada deri tani në xhirollogarinë e tyre kanë grumbulluar nga 21 mijë euro, për 14 javë qëndrimi të izoluar në Big Brother.

Einxhel dhe Beatrix kanë 11 javë në shtëpi e që në pagesë përkthehet në 16,500 euro.

Meridiani ka 7 javë në shtëpi, që i bie se deri tani ka fituar 10,500 euro.

Dj Dagz ka 9 javë në shtëpi, e përkthyer në para gjithsej 13,500 euro.

Të dhënat nuk janë zyrtare, por janë hartuar në bazë të cmimeve të bëra publike në media jozyrtarisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF