KreuCelebrity

Frika nga Omicron dhe virozat rrit numrin e qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen!

Frika nga Omicron dhe rritja e të sëmurëve me viroza të stinës gjatë ditëve të fundit, ka rritur fluksin e njerëzve që kërkojnë të vaksinohen. Sipas raportimeve vetëm pranë “Air Albania” janë paraqitur më shumë se 300 persona në ditë.

Fluks qytetarësh që duan të vaksinohen është vënë re nëpër të gjithë qendrat shëndetësore, ku është rritur ndjeshëm numri i të infektuarëve me Covid-19 dhe gjithashtu me grip sezonal.

Sipas mjekëve, infektimet e fundit janë për shkak të festave të fundvitit, pasi sado të kujdesshëm të jenë njerëzit, sërish nuk është e mundur që masat kufizuese të zbatohen 100%.

Temperatura e lartë, dhimbja e kokës, ashpërsimi i fytit dhe plogështia e trupit janë disa nga simptomat e përgjithshme të rasteve që janë konstatuar së fundi, por që fatmirësisht nuk ka komplikime të rënda.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF