
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se javën e fundit është shënuar një rekord prej 9.5 milionë infektimesh nga COVID-19, e duket se kjo i detyrohet përhapjes së vrullshme të Omicronit në mbarë planetin. Një shifër e tillë përbën rritje me 71% krahasuar me periudhën e mëparshme 7-ditore. OBSH-ja e cilësoi këtë hov të rasteve të reja me një “tsunami”, por ajo e pohoi se numri javor i vdekjeve, ka ardhur në rënie.
“Javën e kaluar, u raportua numri më i lartë i rasteve me COVID-19 deri në këtë pikë të pandemisë”, deklari Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ekspertët thonë se për disa arsye, përfshirë këtu rritjen e nivelit të vaksinimit në disa vended he të dhënat se Omicron prek hundën dhe grykën më shumë se mushkëritë – varianti i r ii koronavirusit nuk duket të jetë aq vdekjeprurës sa paraardhësi i tij, Delta.
Megjithëse varianti Omicron duket më pak i rëndë se Delta, në veçanti në radhët e të vaksinuarve, kreu i OBSH-së paralajmëroi se ai sërish, nuk duhet karakterizuar si i lehtë dhe duhet marrë me seriozitet.



















