Pasi produksioni i Big Brother i la detyrë banorëve që si provë të javës të improvizonin programet e televizionit “Top Channel”, Ilir Shaqiri dhe Meridian Ramçajt zgjodhën të kopjonin emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare”, sipas menyrës së tyre. Temë të diskutimeve, ata bënë Donaldin dhe noniminet e bëra prej tij në puntatën e fundit, por kjo nuk i pëlqeu aktorit.
Iliri: Nominimet këto ditë kanë qenë “mendo si them unë por mos bëj si bëj unë.”
Meridiani: Mbi të gjitha të jesh i drejtë! Të vendosësh me zemër dhe jo për lojë!
Iliri: Kur zemra është aq e madhe sa nuk i nxë të gjithë si i bëhet?
Donaldi nuk ia përtoi ironisë së kolegëve.
“ Nominimet bëhen me zemër apo me mendim. Ku do të dalësh ti ma analizon dot? Të ishte për mendim unë s’fusja fare veten time në nominim, të ishte për mendim unë fusja dikë që ishte i dobët aty dhe fakti që e kam çuar, e kam konsideruar. Dhe fakti që unë kam futur edhe veten time aty kam thënë “vari l***” të gjithëve. Edhe Ilirin se dua të dal tek për tek, sepse atë ditë që i kishte krahët e ngrohta tha dua të dal në nominim me Donaldin. Te thojë çfarë të dojë, njerëzit ruajnë fytyrën e vet. Dhe Ilir ajo s’ishte humor, ajo ishte të vjellësh vrer vëlla. Dhe s’është ironi as sarkazëm.”- u shpreh aktori.



















