KreuCelebrity

Julia Fox konfirmon lidhjen me Kanye West!

Aktorja Julia Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin Kanye ‘Ye’ West. Në një intervistë për revistën “Intervieë” ajo që ka folur hapur për marrëdhënien, duke treguar sesi nisi gjithçka.

Ajo u takua me Kanye-n në Miami në natën e Vitit të Ri dhe pati një “lidhje të menjëhershme” me të.

“Është shumë argëtuese ta kesh afër. Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshim, të kërcejmë dhe argëtohemi gjatë gjithë natës. Ne vendosëm të vazhdojmë energjinë dhe të fluturojmë përsëri në Neë York City për të parë Slave Play”, tha ajo për West.

Sakaq, përtej takimeve dhe zërave të ndryshme që kanë qarkulluar këto kohë Ye i ka bërë lutje publike Kim për t’u pajtuar, por nuk ka marrë dritën jeshile nga ajo.

Që nga ndarja e tyre, themeluesja e SKIMS së fundmi ka nisur një lidhje me yllin e Saturday Night Live, Pete Davidson. Thuhet se ata kanë ndjenja të vërteta për njëri-tjetrin dhe se lidhja është serioze.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF