KreuCelebrity

“Cenohet privatësia e përdoruesve”, Franca gjobit me 210 milionë euro Google dhe Facebook!

Google dhe Facebook janë gjobitur me 210 milionë për cenimin e privatësisë së përdoruesve nga kompanitë franceze.

CNIL tha se kishte gjobitur Google me 150 milionë euro pasi përdoruesit e internetit e kanë të pamundur të shmangin përdorimin e cookie-s (skedarë të vegjël që ndërtojnë një profil të aktivitetit të një personi në internet për qëllime komerciale). Për të njëjtën arsye Facebook u gjobit me 60 milionë euro.

Pëlqimi paraprak i përdoruesve të internetit për përdorimin e ‘cookies’ është një shtyllë kryesore e rregullores së Bashkimit Evropian për privatësinë e të dhënave dhe një përparësi kryesore për CNIL. “Kur pranoni skedarët ‘cookie’ mjafton vetëm një klikim dhe refuzimi i tyre duhet të jetë po aq i lehtë sa pranimi”, tha Karin Kiefer, kreu i mbrojtjes së të dhënave dhe sanksioneve të CNIL.

Ai tha se faqet e internetit facebook.com, google.fr dhe youtube.com nuk lejonin refuzimin e lehtë të cookies. Duke përmendur shembullin e Facebook-ut, ai tha ,”Duhen disa klikime për të refuzuar të gjitha cookie-t, në krahasim me një të vetme për t’i pranuar ato”. Ai tha se kompanitë kishin tre muaj për të përmbushur urdhrat e saj, duke përfshirë lehtësimin e refuzimit të cookie-s për përdoruesit francezë, ose të përballeshin me pagesa shtesë prej 100 000 € për çdo ditë vonesë.

Ndërkohë një zëdhënës i Google tha,  “Njerëzit na besojnë se respektojmë të drejtën e tyre për privatësi dhe i mbajmë të sigurt. Ne e kuptojmë përgjegjësinë tonë për të mbrojtur atë besim dhe po angazhohemi për ndryshime të mëtejshme dhe punë aktive me CNIL sipas këtij vendimi”.

Një zëdhënës i kompanisë mëmë të Facebook, Meta , tha: “Po shqyrtojmë vendimin e autoritetit dhe mbetemi të përkushtuar për të punuar me autoritetet përkatëse. Kontrollet tona të pëlqimit të cookie-ve u ofrojnë njerëzve një kontroll më të madh mbi të dhënat e tyre, duke përfshirë një meny të re të cilësimeve në Facebook dhe Instagram ku njerëzit mund të rishikojnë dhe menaxhojnë vendimet e tyre në çdo kohë, dhe ne vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe përmirësojmë këto kontrolle”.

Në vitin 2020, CNIL forcoi të drejtat e pëlqimit mbi gjurmuesit e reklamave, duke thënë se faqet e internetit që operojnë në Francë duhet të mbajnë një regjistër të refuzimit të përdoruesve të internetit për të pranuar cookie për të paktën gjashtë muaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF