KreuCelebrity

Humb jetën fëmija 3 vjeç në një kopsht privat në Fier!

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën.

Policia e këtij qyteti njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 13:00, në një kopsht privat.

Lidhur me ngjarjen e rëndë është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.

“Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhej në njoftimin e policisë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF