KreuCelebrity

Pas skandalit të pagave zbulohet një grua!

Pas skandalit të pagave, ku në Whatsapp-et e shqiptarëve qarkullonin dy excele, përkatësisht pagat e muajit janar dhe prill 2021, janë arrestuar 4 persona. Personi nga kanë dalë të dhënat dhe pagat e të gjithë shqiptarëve është një grua, e cila tashmë është nën hetim për këtë çështje.

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj bëri me dije ditën e sotme se dy nga personat e arrestuar janë punonjës të Tatimeve, ndërsa dy të tjerët punonjës të sektorit privat. Pra nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik por me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën.

Imeraj sqaroi se specialistja e IT-së në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako i ka dërguar specialistit të IT-së (kolegut të saj), Andi Agarajt të dhënat që lidhen me pagat e shqiptarëve përmes e-mail-it.

Në dosje thuhet se pas nxjerrjes së të dhënave vetë specialistja e IT-së Eni Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave më 22 dhjetor të vitit 2021, dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarajt. Për këtë ajo ka lajmëruar menjëherë drejtorin e saj Ervin Muçën ku i ka bërë të qartë se user-i i krijuar me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.

Gjithashtu nga veprimet hetimore, rezulton se të dhënat e administruara nga Klodian Sota dhe Endri Konomi, dy personat e punësuar në subjekte private që kanë blerë të dhënat, i kanë marrë këto kundrejt shumave nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë përmes hardiskeve të jashtme të cilat janë vënë në dispozicion nga Andi Agaraj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF