KreuCelebrity

Hirushja e ditëve tona, Georgina: Jetoja në magazinë para se të takoja Ronaldon!

Me fjalët e saj, duket pikërisht e tillë: Georgina Rodriguez padashur, e përshkroi veten si një Hirushe të ditëve tona, që gjen dashurinë e njëkohësisht, shpëton nga varfëria. Në serialin e saj dokumentar në Netflix, ajo rrëfeu sesi dikur jetonte në një magazinë të përshtatur si dhomë që kushtonte 250 paundë.

Gjithcka ndryshoi kur takoi yllin e futbollit, Cristiano Ronaldon.

“Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme. Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 250 £ në muaj dhe përfunduan në një banesë që kishte qenë një magazinë. Ishte shumë ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë”, tha modelja.

Georgina u njoh rastësisht me futbollistin kur punonte si shitëse në një dyqan Gucci, e më pas u afruan kur patën një takim tjetër në një event të Dolce & Gabbana-s.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF