KreuCelebrity

Nuk i del e keqja! Meridiani, akuza të forta për produksionin e BBV!

Meridiani ishte i eleminuari i radhës i shtëpisë së “Big Brother VIP” , e kjo për shkak të nominimit të bërë nga Donaldi, i cili kishte të drejtë të çonte në televotim tre banorë dhe bëri tre zgjedhje: Ilirin, Meridianin dhe veten.

Ky i fundit mbeti mjaft i pakënaqur, e përmes disa story-ve në llogarinë e tij në “Instagram”, hodhi në drejtim të produksionit akuza për mungesë transparence mbi votat e publikut.

Ai postoi disa screenshots të komenteve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” ku kërkohej largimi i Donaldit, si dhe mesazhe të ndjekësve të tij të cilët i dërguan prova të votave të tyre për të larguar Donaldin në numrin zyrtar të “Big Brother”. “Sonte duhet të tregohen të drejtë dhe të respektojnë votat e publikut!!”- thoshte një prej tyre.

Më tej, i kthehet përplasjes me opinionisten, dhe citon fjalët e një ndjekësi: “Kemi hy në gjynah që kemi thënë Donaldi Borës se ky paska qenë Donaldi i Balinës.”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF