Familjarët e 3-vjeçarit nga Fieri, i cili humbi jetën në kopshtin privat kanë shkuar ditëm e sotme para Prokurorisë. Ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e çdo detaji, se si vogëlushi ka humbur jetën në rrethana misterioze.
Para mediave ata kanë deklaruar se kopshti i ka thënë që ka kamera sigurie, por më pas kjo gjë është mohuar.
Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, ka treguar para kamerave se ka qenë edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.
“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është m bytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu.
Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna mes lotësh.