KreuCelebrity

Pas surprizës së Donaldit, Albani ka diçka për t’i thënë të Beatrixit: S’kam postuar kurrë deri tani, por..

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë të diel kanë ardhur tre parashuta për Donaldin, ku njëra prej tyre ka tërhequr më shumë vëmendjen pasi shkruante: “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret. 9 janar”.

Donaldi bisedoi me Beatrix dhe i shpjegoi asaj se këtë të diel ishte ditëlindja e Borës dhe se ka njerëz që e mbështesin jashtë ndaj nuk duhet të mërzitet. Nga ana tjetër, këngëtarja u tregua e mirëkuptueshme duke i thënë se është një pjesë e jetës së tij e cila ka ndodhur kohë më parë.

Kjo sjellje i ka pëlqyer shumë edhe Alban Ramosajt, vëllait të Beatrixës, i cili ndryshe nga herët e tjera që ka zgjedhur të mos flasë, ka postuar një foto të çiftit Donald-Beatrix dhe ka shkruajtur:

“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë ? Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente.

Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam.
Jam krenar për ty Trix! <3
Luaneshës skanë ci bëjnë, mbetet në Throne
#TruthAlwaysPrevails
#PureHeartsAlwaysWin”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF