“Artisti i Popullit” dhe mjeshtri i fjalës Robert Ndrenika feston sot 80-vjetorin e lindjes.
Filmat dhe shfaqjet teatrale ku ka luajtur artisti i madh janë të shumta, por mes tyre do të veçojmë: Prefekti i filmit “Koncert në vitin 1936″, babai i Florit te “Njerëz dhe fate”, vjehrri i Marigosë te “Përrallë nga e kaluara” e shumë role të tjera.
Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit.
Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar. Sot punon si aktor i lirë.