KreuCelebrity

OBSH: 50% e europianëve do të infektohen me Covid dy muajt e ardhshëm

Nëse përhapja e Omicron do të vijojë me ritmet aktuale, më shumë se gjysma e qytetarëve europianë do të infektohen me variantin Omicron gjatë dy muajve të ardhshëm, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në një konferencë për shtyp, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën tha se varianti përfaqësonte një “valë të re të furishme nga perëndimi në lindje” që po përfshinte kontinentin.

“50 nga 53 vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore kanë raportuar raste me Omicron. Ai po bëhet shpejt dominues në Europën Perëndimore dhe po përhapet edhe në vendet e Ballkanit. Në këto nivele, Instituti i Vlerësimeve Statistikore parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohen me Covid-19, nga 6 deri në 8 javët e ardhshme”, tha Hans Kluge.

Duke ju referuar të dhënave, Kluge shtoi se varianti është më i transmetueshëm dhe mund të infektojë edhe ata që e kanë kaluar sëmundjen apo që janë vaksinuar.

Megjithatë, ai theksoi se vaksinat e aprovuara vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF