KreuCelebrity

Meridiani “plas bombën”: Donaldi dhe Beatrix do ndahen 30 ditë pas daljes!

I ftuar në Big Brother VIP Fan Club”, Meridiani foli për të parën herë që prej eleminimit dhe daljes nga shtëpia e famshme.

Ai uj ndal vec të tjerash edhe tek cifti më i përfolur i momentit, Donaldi dhe Beatrix.

“Nëse ka një njeri të përfshirë aty brenda dhe që po dëmtohet nga kjo anë sentimentale, është Trixa. Është shumë e dhënë, shumë e lidhur. Ditën e tretë kam hyrë në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë kur të dalë Semi nga shtëpia romanca e tyre do lulëzojë. Ditën e parë që ka dalë Semi, ditën e dytë ato kanë lulëzuar”, ishte komenti i tij.

Por Meridiani u shpreh pesimist për vazhdimin e kësaj lidhjeje. Ai u shpreh se tani që e sheh romancën e tyre nga jashtë, nuk mendon se ajo do të ketë jetëgjatësi por sipas tij, maksimumi 30 ditë pas daljes dyshja do të ndahen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF