KreuCelebrity

“Jemi më të fortë bashkë”, Thierry bën dedikimin e ndjerë në ditëlindjen e Gabrielit!

Djali i Hueyda El Saied, Gabriel feston sot 7-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e trishtë kjo për të pasi fatkeqësisht do të festojë pa të ëmën.

Në këtë ditë të shënuar, Thierry ka zgjedhur një video ku ka bashkuar momente të bukura që ata kanë kaluar së bashku dhe krah saj ka bërë një urim të ndjerë për të.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot, unë dhe mami jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë biri im. Jemi më të fortë bashkë. Babi jot”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që në një intervistë të dhënë disa javë më parë, bashkëshorti i Hueyedës pranoi se humbja e saj ka qenë shumë e dhimbshme, por se shpesh herë gjen forcë te djali i tyre, Gabriel.

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF