Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, këtë sezon është pjesë e programit të dashurisë “Love Story” në televizionin Klan.
Në spektaklin e kaluar ajo mungoi pasi ishte infektuar me Omicron teksa ndodhej në Amerikë. Këtë të hënë këngëtarja u rikthye dhe tregoi se tanimë është mirë me shëndet, teksa zbuloi se ka bërë edhe dozën e tretë të vaksinës.
“Unë jam shumë mirë, më vjen shumë mirë që u riktheva në Shqipëri. Bëra dozën e tretë të vaksinës, gjithçka është në rregull”, u shpreh ajo.
Ndërkohë për sa i përket shëndetit të Robert Aliajt, edhe ai me Omicron, ka qenë djali i tij që ka treguar se ai është shumë mirë. “E kaloi shumë mirë, ai është bishë”, tha Kristi.