KreuCelebrity

Eliminohen 3 djem nga “Love Story”, fronistet: S’kemi interes

Spektakli i kësaj të hëne në  “Love Story” ka patur emocione të forta. Fronistët, si djemtë dhe vajzat, kanë zgjedhur konkurrentët që ata pëlqejnë dhe dëshirojnë të vijojnë të jenë në program.

Sikurse Kristi me Xhonin, edhe Daniela dhe Dea bënë zgjedhjet e tyre. Djali i parë që nuk do të vazhdojë rrugëtimin e tij në “Love Story” është Meti, pasi fronistet nuk duan ta njohin më.

Rei ishte djali i dytë, të cilit iu ndërpre rrugëtimi, edhe pse nuk e priti mirë këtë vendim sërish bëri një falënderim për vajzat. Franko ishte konkurrenti i radhës të cilin dy fronistet nuk donin ta njihnin më.

Tashmë spektakli do të vijojë pa tre djemtë, por edhe pa katër vajzat, Ardiola, Ori, Anxhelina dhe Kristina. Ndërkohë Alketa Vejsiu dha lajmin se javës tjetër do të hyjnë konkurrentë të rinj në “Love Story”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF