KreuCelebrity

“Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi”, fansi e vë në lojë- si përgjigjet këngëtarja!

Tërmeti i magnitudës 5.5 ballë sipas shkallës Rihter, që goditi të djelën Greqinë i ndje edhe në Shqipëri, Maqedoni të Veriut e Kosovë. Ishte një moment për t`i frikësuar, aq më tepër që solli ndërmend kujtimet e rënda të tërmetit të 26 nëntorit 2019. Megjithatë, pati dhe nga ata që nuk i lanë dot batutat. “Nuk ishte tërmet u rrëzua Fifi”, thoshte një ndjekës në rrjetet sociale.

Këngëtarja reagoi me këtë postim:

 “Dhe ja pra miq të dashur…kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma.. ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë..po si puna ime, sa janë?
Pastaj mund edhe të thoni që Fifi ka probleme?
Ka Fifi apo njerëzit me Fifin?
Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë?
Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben?
Sa njerëz të tjerë plasin e mundet edhe t’i bëjnë dëm vetes?
Marre..Marre..Marre!
Ndërkohë ty edhe shumë të tjerëve ua kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”, shkruan Fifi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF