Gazetarja e njohur, Alma Çupi, ishte e ftuar këtë të martë në programin “Talk Love Story” në televizionin Klan.
Gazetarja ka folur për dashurinë dhe se si ajo i shikon konkurrentët e programit. E vënë përpara zgjedhjeve nëse do të ishte pjesë e programit Alma ka treguar pëlqimin e saj për një prej fronistëve për vajzën dhe një prej konkurrentëve për veten.
Teksa Eni Shehu e pyeti, për vajzën e saj Alma tha, “Unë pëlqej Kristin, edhe babain e Kristit”. Ndërkohë nëse ajo vetë do të ishte froniste VIP do të zgjidhte Algertin.
Programi është mbyllur me një takim të Almës dhe Algertit, i cili kishte shprehur simpatinë për gazetaren në nisje të programit.