KreuCelebrity

Merr fund lidhja mes Beatrixit dhe Donaldit!

Lidhja mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka qenë një nga ngjarjet më të diskutuara të këtij “reality show”.

Mesa duket lidhjes së tyre u ka ardhur fundi pas spektaklit të kësaj të marte, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës.

Pas spektaklit ata kanë diskutuar dhe kanë vendosur që t’i japëin fund lidhjes. Ka qenë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë dhe brenda BBV-së ata vazhdojnë të qëndronin vetëm.

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format.Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se t’i duhet të jesh vetëm. Mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë. Nuk jam unë robot, kam dhe unë mendjen time”, tha Donaldi ndër të tjera,

“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, tha Beatrixa, ndërkohë aktori më tej shtoi, “Mendoj se ti duhet të jesh vetëm”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF