Frika e Covid 19 ka prekur edhe banorët e “Big Brother VIP” . Ka qenë modelja Beniada Nishani ajo që ka shfaqur e para simptomat që e bënë produksionin të marrë masa.
Ajo ka pasur temperaturë, plogështi e dhimbje kockash dhe do t`i i nënshtrohet edhe testit për të parë nëse është apo jo e infektuar. Pas saj do të testohen edhë të tjerët.
Xheisara Frisku e cila lexoi një zarf të future nga ‘Vëllai i madh’ në të cilin thuhej se për të shmangur infektimet e banorëve, brenda shtëpisë nuk do të ketë më surpriza, parukierë apo make-up artistë.
“Banorë, ditët e fundit janë rritur rastet dhe për këtë arsye nuk do të lejohet më që të keni kontakte me të ftuar, këngëtarë, familjarë apo parukierë. Pavarësisht se të gjithë kur jeni futur jeni vaksinuar e testuar, do të ristestoheni. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj,”- lexoi këngëtarja.