Vetëm pak përpara se rrjeti të “shpërthente” nga lajmi i ndarjes së Donaldit me Beatrix, Meridiani i porsadalë nga shtëpia më e famshme në vend, e parashikoi një gjë të tillë.
Së fundi, thumbave të ish banorit nuk i shpëtoi as Einxhel Shkira, e cila televotua nga publiku për të lënë shtëpinë, por fati e deshi të rikthehej në lojë.
Meridiani fillimisht postoi një mini-sondazh në profilin e tij në “Instagram” ku shtronte për ndjekësit pyetjen: “Kur shkoni me pushime si e preni biletën ju?” dhe alternativat e mundshme janë “Vajtje” dhe “Vajtje-Ardhje”.
Më pas, nis rubrikën “Ask me a question”, me mesazhin “A beson tek fati?” dhe me foton e një fallxhoreje, një thumb ky për Einxhel që është cilesuar si “fallxhorja” nga Ilir Shaqiri.



















