KreuCelebrity

Manastirliu thirrje inspektorëve të ISHSH: Intensifikoni kontrollet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend, ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.

Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anticovid.

“Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anticovid në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të çertifikatave të vaksinimit,

çertifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët”, ka shkruar ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF