
Deklarata e Papa Françeskut dhe thirrja e tij që njerëzit të duan më shumë të kenë fëmijë, sesa kafshë shtëpiake u diskutua edhe në emisionin “Abc e Pasdites”, ku ishte ftuar pastori Akil Pano, psikologia Lediona Braho dhe Dorina Mema.
Kjo e fundit, gjatë dsikutimeve, reagoi ashpër ndaj homoseksualëve.
“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne? Është një kërkesë normale e femrave në botë. Unë shoh që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin me meshkuj të veshur me fustan. Na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra.
Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete. Ndaj qan ky vend, për dy gramë burrni. Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”, – tha Dorina.



















