Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina vazhdon të ngacmojë fantazinë e ndjekësve me dedikimet e nënkuptuara për Bora Zemanin në rrjete sociale. Pas lajmit se ripostoi një ‘story’ të, Xhani Demikës ku shkruhej: “Është i lumtur se këtë javë është moti më ngrica”, duket se ai ka bërë një urim ditëlindjeje për moderatoren, që shumicës i shpëtoi.
Në 9 janar ( ne dite e saj te lindjes), ai ka postuar një ‘story’ në orën 3 të mëngjesit në Instagram ku shihej një makinë, dhe me këngën e vendosur “Gëzuar ditëlindjen”.
Pak kohë më pas megjithatë, duket se e ka fshirë postimin.
Është përfolur për një kohë se ka pasur një lidhje mes tyre dhe Atdheu vetë eka shprehur hapur simpatinë për Borën pas daljes nga emisioni. Madje pati thënë edhe se vajzën do të donte ta quante “Nala” , ashtu sic qe shprehur dhe Bora. Kjo e fundit sidoqoftë nuk e ka pranuar asnjëherë ekzistencën e një lidhjeje mes tyre.