KreuCelebrity

Ndahet nga jeta autori i këngës së njohur “Në një portokalle moj”!

Autori i këngës së njohur “Në një portokalle moj” është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të mërkure.

Fabit Beqiri ka shkruar vargjet e këngës së njohur vlonjate “Në një portokalle moj”, që është kënduar për vite me radhë dhe mbeten të paharruara për të gjithë ne.

Gazetari Enrik Mehmeti ka treguar domethënien e këtyre vargjeve të bukura, siç ia ka rrëfyer vetë Fabit Beqiri.

“Rrugët e Vlorës kanë qenë të mbushura me limon dhe portokalle. Ne e nisnim ngacmimin te limonët dhe e vazhdonim te pemët e portokalleve, kjo ishte dhe kuptimi i agrumeve te kënga që kam shkruar për të bukurën Dashuri”, ka rrëfyer Bitja, siç e njihnin në Vlorë.

Vargjet e këngës:

Në një portokalle moj
të ndala une ty
lulet e limonit moj
të binin në sy

Ngrije kokën lartë moj
se më dogji malli
bjente gusha jote moj
aromë portokalli…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF