Kim Kardashian dhe Kanye West janë ende në procedurat e divorcit mes tyre, ndërkohë që të dy janë përfshirë në lidhje të reja.
Kim është duke përjetuar një romancë të re me komedianin Pete Davidson, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Kanye West është në një lidhje me Julia Fox.
Në lidhje me romancën e Kanye West, burimet pranë themelueses së “SKIMS” zbulojnë se si ndihet ajo. “Kim ka arritur zyrtarisht atë moment ku ajo e di se nuk ka nevojë për Kanye në jetën e saj, përveç faktit se ai është babai i fëmijëve të tyre. Ajo ka një shkëputje të plotë tani që ka gjetur Pete.Ajo tani e di se si të ecë përpara dhe nuk ka asnjë shans për pajtim, pavarësisht se çfarë dëshiron apo synon të bëjë Kanye për ta rifituar atë”, tha një burimi.
Burimi më tej tregoi se viti 2022 është një vit “fillimesh të reja” për nënën e katër fëmijëve dhe se ajo dëshiron që ish-i i saj të jetë i lumtur, por ta dijë një herë e mirë se ‘nuk janë më çift’”.
“Kim ndihet mirë që Kanye ka gjetur dikë që e bën atë kaq të lumtur”, tha një tjetër burim i brendshëm i Kardashianeve.