Kylie Jenner ka thyer një tjetër rekord në Instagram, duke u bërë mbretëresha e padiskutueshme e kësaj platforme sociale. 24-vjeçarja tashmë është gruaja e parë në botë që ka 300 milionë ndjekës në Instagram.
Ajo është personi i dytë, pas yllit të futbollit Cristiano Ronaldo (388 milionë), që arrin një numër kaq të lartë ndjekësish, ndërsa llogaria zyrtare e Instagramit është më e ndjekura në platformë me 460 milionë.
Kylie ka tejkaluar Ariana Grande, e cila më parë ishte femra më e ndjekur në këtë platformë. Grande kishte 146.5 milionë ndjekës në shkurt 2019, duke ia kaluar Selena Gomez, e cila më parë kishte mbajtur pozicionin më të ndjekur para yllit të popit “Positions”.
Jenner e ka ndarë këtë arritje në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk ka postuar shumë dy muajt e fundit. Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott, kishte marrë një pushim nga rrjetet sociale, pasi 10 fansa humbën jetën në Festivalin Astroworld të Scott në Houston më 5 nëntor.
Në prag të Krishtlindjeve, Jenner u kthye në Instagram me një foto të nënës së saj, Kris Jenner.