KreuCelebrity

Arjola paska një cështje penale të hapur me bashkëshorten e ish burrit!

Arjola Demiri i ka rrëfyer hapur problemet e saj personale, duke zbuluar edhe detaje mbi tradhëtinë më shumë se 6 vjecare të ish partnerit.

Media të ndryshme shqiptare përfshire Albeu.com thonë se ai është Ajax Boshnjaku, emri i të cilit u bë i njohur sidomos në tetor 2018 si i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.

Ajax Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjakë me një grua tjetër. Pikërisht me këtë të fundit, aktorja duket se ka një cështje penale.

Arsyet nuk dihen, por marrëdhëniet mes të dyjave duket se janë mjaft të acaruara.

Arjola, që nuk ka pasur celebrim ligjor me Boshnjakun, arriti megjithatë të marrë kujdestarinë e 3 fëmijëve të saj nga bashkëjetesa me të.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF